Dalin pamjet e agresorit pak para sulmit ndaj Berishës

Gert Shehu le spitalin, transferohet në Burgun 313

Ky është momenti kur 31-vjeçari, Gert Shehu pret në bulevardin Zhan’Dark, kreun e PD, Sali Berisha.

Tv Klan ka siguruar këto pamje të kamerave të sigurisë, ku shihet agresori që vjen në këmbë i vetëm dhe ulet në një prej trotuareve të bulevardit.

Pasi qëndron për disa momente ulur, ngrihet sërish dhe pret të vijnë protestuesit dhe kryedemokrati Berisha.

Këto pamje, por dhe sekuenca të tjera të kamerave të sigurisë ku është fiksuar 31-vjeçari para protestës, janë duke u analizuar nga policia.

Deri në këtë fazë hetuesit ende nuk kanë përcaktuar shkakun e këtij veprimi nga ana e Gert Shehut.

Disa ditë pas incidentit 31-vjeçari ka lënë Spitalin e Traumës është dërguar në ambientet e Burgut 313, pasi ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për akuzat ‘Goditje për shkak të detyrës’ dhe ‘Plagosje me dashje’.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share