Dalin pamje të reja tifozëve të Real Madridit duke kënduar kore raciste ndaj Yamal

Mbrëmja e së shtunës dhuroi spektakël aty ku Real Madridi dhe Barcelona u përballën në ‘El Clasicon’ e parë të sezonit.

Ishin blaugranasit ata që në fund u ndanë të buzëqeshur pasi triumfuan me rezultat të thellë 4-0 duke u shkëputur në gjashtë pikë ndaj Real Madridit në tabelë.

Sidoqoftë, një incident që ndodhi gjatë kësaj ndeshje i dha një shije të hidhur këtij ballafaqimi që u përcoll nga miliona shikues.

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, u përball me kore raciste nga tifozët e Real Madridit në momentin që shënoi golin.

 

Kamerat televizive të Movistar Plus kanë xhiruar dy tifozë të Real Madridit të cilët përdorën shprehje raciste ndaj sensacionit spanjoll.

“I zi i ndyrë” dhe “majmun” duket se ishin fjalët me të cilat tifozët e gjigantit spanjoll iu drejtuan 17-vjeçarit.

Sjelljen e tyre e ka dënuar edhe vet Real Madridi të cilët më pas kishin bërë të ditur se kanë hapur një hetim për të gjetur dhe identifikuar autorët e këtij rasti.

Përveç klubit, hetime ka hapur edhe La Liga ku është bërë e ditur se në koordinim me prokurorin dhe njësitë përkatëse do të merren të gjitha masat e nevojshme./Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share