Daçiqi në Kumanovë i dhuroi Dimitrievskit Fiço me mbishkrimin “MILICIJA”

Ministri serb i Punëve të Brendshme gjatë vizitës në Kumanovë, është pritur nga kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ku i dhuroi një veturë fiço me mbishkrimin “Milicija”.

“Në takim theksuam miqësinë e madhe dhe bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë dhe afërsinë e dy popujve, rëndësinë e vendndodhjes së Komunës së Kumanovës, por edhe z. Daçiq kujtoi shumë kujtime të bukura nga ditët e kaluara në Kumanovë, si një ushtar i APJ-së. Pas takimit, shkuam në një xhiro të shkurtër në qendër të qytetit, ku vizituam edhe pastiçerinë e preferuar të zëvendëskryeministrit Daçiq – “Ëmbëltorja Reklama”, ku ai thotë se ka ngrënë ëmbëlsirat më të mira në Kumanovë”, ka shkruar Dimitrievski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share