Daçiq: Serbia do t’i kërkojë Gjermanisë ekstradimin e vëllait të Faton Hajrizit: Artani gënjeu për dokumentet e vjedhura

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiq rikonfirmoi edhe një herë se vrasësi i policit, dje në Loznicë, është likuiduar të premten nga forcat speciale serbe.

Derisa dha detajet rreth aksionit ku besohet se mbeti i vrarë Faton Hajrizi, i dyshuar për vrasje e dje të policit serb në afërsi të kufirit Serbi-Bosnje, Daciq përmendi edhe të vëllain e Hajrizit, Artanin, dokumentet personale të të cilit u gjeten në vendin ku ndodhi të enjten vrasja e policit të Serbisë.

Siç raporton, “Danas“, ministri i Brendshëm i Serbisë paralajmëroi se shteti serb do t’i kërkojë Gjermanisë ekstradimin e Artan Hajrizit, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Historia se i vëllai i vodhi dokumentet është gënjeshtër. Pse u kthye nëse ishte në Gjermani. I ka dërguar dokumentet dhe është bashkëpunëtor”, citohet të ketë thënë Daçiq.

“Ne nuk do të tregojmë mëshirë për askënd”, thotë Daçiq.

Artan Hajrizi, dje, disa orë pasi ndodhi vrasja në Serbi, për të cilën dyshohet se e kreu Fatoni, mediave kosovare u tha se i vëllai ia ishte vjedhur dokumentet që u gjetën në vendin e krimit në Loznicë të Serbisë. Të njëjtin version ai e dha edhe tek autoritetet gjermane, të enjten, në mëngjes, ku hapi rast.

Tutje, Ministri serb, të premten, e përshkroi Faton Hajrizin si një “kriminel brutal” dhe e quajti “terrorist shqiptar”, dhe sipas tij kjo është vrasja e tij e pestë apo e gjashtë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Nuk do të kemi mëshirë për askënd, një polic humbi jetën në krye të detyrës, të gjithë kishin frikë se do të kishte vrarë dikë tjetër”, tha ai.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, pas raportimeve për vrasjen e shtetasit kosovar në territorin serb, ka kërkuar nga autoritetet e Beogradit që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë.

Faton Hajrizi, para disa javësh, ishte arratisur nga një burg në Kosovë ku po vuante dënimin e tij për disa krime. /Reporteri.net/.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share