Daçiq: Nota e Kosovës kundër Lajçakut, dështim i plotë

Nota të cilën Ambasada e Kosovës në Bruksel ua dërgoi të gjithë përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së, në të cilën ankohet për të dërguarin e BE-së për dialog në mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, “është një dështim i plotë”, ka thënë pasardhësi i kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq në krye të partisë së tij famëkeqe, aktualisht ministër i jashtëm i Vuçiqit, Ivica Daçiq.

“Ky është edhe një tregues se Kurti nuk është i vetëdijshëm se çfarë pritet prej tij, por mendon vetëm se si do ta përfundojë procesin e pavarësisë, si do ta njohë Serbia Kosovën dhe si “do t’i dëbojë serbët nga Kosova”. Dhe ky është problemi më i madh – që tregon se politika e tij është e njëanshme, ekstremiste dhe pengesa kryesore për paqen dhe stabilitetin në rajon”, ka thënë Daçiq, transmeton Paparaci.

Ai thotë se “nuk beson që nota do të ketë ndonjë sukses sepse Serbia nuk ka emëruar Lajçakun apo Borrellin në pozitat e tyre, por BE-ja me pëlqimin e të gjitha vendeve anëtare”.

“Pra, kjo letër është një dështim i plotë, veçanërisht nëse merret parasysh që të gjithë e dinë shumë mirë se problemi në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është se Kurti refuzon të zbatojë diçka për të cilën BE-ja, Beogradi dhe Prishtina u obliguan 10 vjet më parë. Ai gjithashtu sulmon Lajçakun, i cili angazhohet që fillimisht të formohet Asociacioni dhe pastaj të diskutohet për gjithçka. Ndërsa kjo ishte dashur të bëhet 10 vjet më parë”, pretendon Daçiq.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share