Daçiq në Amerikë, pritet të takohet me Chollet dhe Escobar

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të takohet me Derek Chollet, këshilltar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit si dhe me Gabriel Escobar, të dërguarin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.

Sipas një njoftimi të zyrës së tij për media, gjatë qëndrimit në Amerikë, kryediplomati serb do të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”, njofton Klankosova.tv.

Takimet e tij me Chollet dhe Escobar vijnë në kohën e intensifikimit të diskutimeve për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe./Klankosova.tv/.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share