Daçiç: Çdo propozim që nuk e përfshin njohjen e Kosovës është bazë e mirë për bisedime

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se çdo propozim marrëveshje që nuk e përfshin Kosovën si shtet të pavarur dhe njohjen e saj, përkatësisht anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, është siç thotë ai “temë dhe bazë e mirë për diskutim të mëtejshëm”.

“Jemi larg një propozimi përfundimtar, por Serbia ka thënë qartë se cilat janë linjat e kuqe dhe ne jemi të gatshëm të bisedojmë. Është e rëndësishme të marrim pjesë në dialog”, tha Daçiç.

Kryediplomati serb mes tjerash thekson se “nuk sheh përparim në dialogun Beograd-Prishtinë pa presion ndaj Albin Kurtit”.

Siç tha Daçiç, presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të vendosë nëse do të shkojë në Tiranë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe vendimi do të jetë në interes të Serbisë./klankosova

Lexo gjithashtu
Total
0
Share