Cvetovë: Pas tre muajve shkolla fillore furnizohet me rrymë elektrike

AUTORITETET THONË SE DO TË SIGUROJNË EDHE DRU PËR NGROHJE

Zilja e shkollës i thirri nxënësit në klasë.

Për tre muaj pa energji elektrike dhe në kushte të mjerueshme mbi 150 nxënës vazhdojnë të ndjekin mesimin në shkollën Ali Avdoviq të fshatit Cvetovë të komunës së Studenicanit.

Prindërit e shqetësuar thonë se përveç se nuk ka energji elektrike per tre muaj në shkollë dhe në këto kushte të vështira  nga komuna nuk janë siguruar as drutë e dimrit për ngrohje.

“Problemi është se edhe tani në shkollë nuk ka as ngrohje e as rrymë, fëmijët po ngrijnë dhe po kërkojmë nga kryetari të na informojë pse janë këto kushte, pse nuk ka rrymë dhe ujë, e as dru për ngrohje, e patë edhe vetë, deklaroi Xhemal Memedovski-prind.

Me shumë mundësi që nga e hëna nuk do t’i lëmë fëmijët të shkojnë në shkollë derisa të zgjidhet ky problem

“Ne kemi kërkuar disa herë, fillimisht drejtorit të kësaj shkolle Qenani, pastaj edhe kryetarit të komunës së Studeniçanit, do të bëhet, do të bëhet, por në fakt problemi nuk është zgjidhur. Nuk ka dru për ngrohje, tre muaj nuk ka rrymë, fëmijët po ngrijnë nga i ftohti, tani janë jashtë në vend që të shkojnë në mësim”, deklaroi Izet Abdulla-prind.

“Nëse fillon të ftohet, nuk do t’i lë të shkojnë në shkollë, por pa drita sot nuk ka shumë dritë brenda, nuk mund të shohin. Po mësojnë, nuk di çfarë të them, nuk është e drejtë, por çfarë të bëjmë”, deklaroi për tv Klan Maqedoni, Rexhep Musliovski.

Ndërkohë, pavarësisht se u tha se deri të Hënën do të zgjidhet cështja e mungesës së rrymës, qytetarët e fshatit Cvetovë, por edhe Drejtori I Shkollës Fillore në këtë fshat, kanë njoftuar Klan Maqedoni, se gjatë ditës ekipe të EVN-së kanë dalë në terren duke mundësuar furnizimin me rrymë të fshatit dhe shkollës fillore./KlanMacedonia/

Gazetar: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share