Kërkon shumicën e aksioneve në një kompani mediatike
Cristiano Ronaldo po mendon të zgjerojë bizneset e tij. Veç hoteleve, palestrave, klinikave të transplantit të flokëve, deri tek uji i pijshëm, portugezi ka ndërmarrë hapa konkretë për të hyrë në kapitalin e grupit kryesor mediatik në Portugali dhe me të cilin ai ka përjetuar disa fërkime vitet e fundit.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të bëhet aksioneri kryesor me një pjesëmarrje të vlerësuar prej 70 milionë Eurosh, ose 30% të totalit. Hyrja e tij në kapitalin e grupit do të bëhej në kuadrin e një “Blerje Administrative, një marrje e kompanisë nga drejtuesit e saj, e cila do t’u prezantohet së shpejti aksionerëve.
Për ironi, ylli portugez ka qenë në konflikt me mediat e grupit në disa raste gjatë karrierës së tij. Në vitin 2014, sulmuesi i Al Nassr fitoi një padi kundër të përditshmes Correio da Manha për shkelje të privatësisë dhe më pas bojkotoi gazetarët e kanalit televiziv CMTV në zonën mikse. Madje në vitin 2016 ai hodhi në liqen mikrofonin e një gazetari të medias.
Shtatë vjet më vonë, Ronaldo mund të mos i ketë harruar këto episode fatkeqe, por kjo nuk do ta pengojë atë të investojë në marrjen e grupit. Nuik ka asgjë personale, është thjeshtë biznes.
Tv Klan