Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo ka ndërprerë kontratën me Manchester United. Ronaldo largohet nga “Djajtë e kuq” dhe sipas një deklarate zyrtare thuhet se kjo është bërë me “marrëveshje të përbashkët”. Largimi nga klubi është me efekt të menjëhershëm.
“Klubi e falenderon atë për kontributin e pamasë në dy periudha në Old Trafford, duke shënuar 145 gola në 346 paraqitje dhe i uron atij dhe familjes së tij më të mirat në të ardhmen. Të gjithë në Manchester United mbeten të përqendruar në vazhdimin e përparimit të ekipit nën drejtimin e Erik ten Hag dhe të punojnë së bashku për të arritur sukses në fushë”, thuhej në deklaratën e Manchester United.
Që rrugët mes Ronaldos dhe Manchester United kishin marrë rrugë të ndryshme, kjo u kuptua që nga një intervistë që sulmuesi dha për Piers Morgan. Ai kritikoi klubin dhe ndër të tjera tha se nuk ka “respekt” për trajnerin Ten Hag.
Aktualisht Ronaldo ndodhet në Katar si kapiten i Portugalisë. Ai pritet të luajë në ndeshjen e parë që luzitanët do të zhvillojnë për Kupën e Botës, kundër Ganës të enjten./tvklan.al
Cristiano Ronaldo is to leave Manchester United by mutual agreement, with immediate effect.
The club thanks him for his immense contribution across two spells at Old Trafford.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) November 22, 2022