Cristiano Ronaldo, superylli global i futbollit, ka vendosur ta zgjerojë talentin e tij edhe në botën e videove online, duke hapur kanalin e tij zyrtar në YouTube.
Sipas Pulse Sports, si gjithmonë në stilin e tij të veçantë, ikona portugeze nuk humbi kohë dhe arriti të mbledhë një numër të madh ndjekësish në këtë platformë.
Brenda vetëm një ore nga hapja e kanalit, ai arriti mbi një milion abonentë – një dëshmi e qasjes dhe ndikimit të pakrahasueshëm të legjendës së futbollit në mbarë botën.
Në momentin e publikimit të këtij artikulli, kanali i Ronaldos në YouTube vazhdon të rritet me shpejtësi, duke arritur mbi 1.1 milion abonentë. Ky kanal premton të ofrojë një pamje të paprecedentë në jetën e Ronaldos, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Postimet e para të kanalit kanë ofruar tashmë një shikim në botën e Ronaldos, duke përfshirë pamje nga prapaskenat, vlogje personale, dhe detaje mbi regjimin e tij të stërvitjes intensive. Fansat mund të presin një gamë të gjerë përmbajtjesh, nga momentet familjare deri te përditësimet ekskluzive mbi karrierën e shkëlqyer të Ronaldos.
Në moshën 39-vjeçare, Ronaldo ende duke u rikuperuar nga një performancë jo e mirë në ‘Euro 2024’, mbetet një nga sportistët më të njohur dhe më të kërkuar në planet. Hyrja e tij në hapësirën e YouTube pritet të zgjerojë më tej bazën e tij të madhe globale të tifozëve dhe të forcojë statusin e tij si një ikonë e vërtetë sportive.
Me talentin e tij të pakrahasueshëm, etikën e jashtëzakonshme të punës, dhe tani një platformë të re për të lidhur me ndjekësit e tij, legjenda e Cristiano Ronaldos duket se është gati të arrijë lartësi të reja në vitet që vijnë. /Telegrafi/