Assist dhe 3 gola për portugezin
CR7 ‘show’ në ndeshjen e tretë të sezonit. Kampioni portugez, ishte pjesë në katër nga pesë golat e shënuar nga klubi i tij, që fitoi me Al-Fateh. Me tregolëshin e shënuar, Cristiano Ronaldo arrin në 63 hat-trick në karrierën e tij, dhe jo vetëm kaq: janë 22 sezone radhazi në të cilat ai ka shënuar të paktën një gol gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme.
I pari nga tre golat erdhi me kokë, i dyti, krejt i vetëm para portës, falë një loje perfekte të Ghareeb, i cili kërceu portierin dhe i shërbeu CR7. I fundit, gjithmonë i vetëm në zonë.
Por për të nënvizuar është goli që hapi ndeshjen, në të cilën ish-juventini ndërthur një magji të tijën. Brozoviç ia kalon topin Ronaldos, i cili pa u menduar dy herë, me thembër, asiston në mënyrë perfekte Sadio Manè, i cili falë kësaj loje e kap mbrojtësin dhe shënon.
Një nga mbrëmjet më të mira për CR7 në Arabi.
Tv Klan