CR7 në luftë me kohën

Ylli portugez kërkon që të gjejë ekip të ri përpara takimit hapës të Premier League të United në fundjavë

Kristiano Ronaldo është i dëshpëruar që ta zgjidhë të ardhmen e tij përpara ndeshjes hapëse të Mançester Junajtid në Premier League të dielën kundër Braitonit.

Ylli portugez dëshiron që të largohet nga “Old Trafford” këtë verë, pasi ka si objektiv që të luajë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetës sportive spanjolle “AS”, sulmuesi ka intensifikuar përpjekjet, por rrezikon që të mos të realizojë transferimin e ta nisë sezonin e ri në “Old Trafford”.

Pas pesë ndeshjesh mungesë në fazën parasezonale, Kristiano Ronaldo luajti për 45 minuta në takimin miqësor kundër Rajo Vajekanos.

Trajneri i “Djajve të kuq”, Erik ten Hag deklaroi se 37-vjeçari është pjesë e rëndësishme e projektit të tij, por sërish lojtari nuk është bindur që të ndryshojë mendim.

Janë disa klubet që kanë shfaqur interes për portugezin, ndërsa sulmuesi ka marrë oferta të çmendura nga Lindja e Mesme dhe SHBA. Kristiano Ronaldo që u rikthye në “Old Trafford” sezonin e shkuar pasi u largua në 2009 drejt Real Madridit, ka si synim që të luajë në Ligën e Kampioneve.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share