Ylli portugez i mori leje presidentit të “Los Blancos” Perez që të stërvitej për disa ditë
Cristiano Ronaldo është rikthyer te Real Madridi për disa ditë. Ai do të stërvitet në ish-klubin ku arriti suksese të mëdha, derisa sa të gjejë një klub të ri. Ronaldo është rikthyer në kompleksin stërvitor të kësaj skuadre, katër vjet pas largimit nga klubi.
Ylli portugez u stërvit i vetëm, ndërsa ai ka si synim që të mbajë veten në formë teksa është në kërkim të një klubi të ri pas largimit Katar 2022.
37 vjeçari në nëntor ndërpreu kontratën me Mancester-United. Sipas mediave spanjolle, sulmuesi pyeti presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, nëse mund të stërvitej në “Valdebebas” për disa ditë.
Përgjigja e numrit 1 të “Los Blankos” ishte “Patjetër, kjo është shtëpia jote”. Ronaldo ka bërë historinë te “Galaktikët”. Në nëntë vite ai fitoi dy herë La Liga-n, katër herë Ligën e Kampioneve dhe katër nga pesë “Topat e tij të Artë” u morën kur mbante veshur fanellën e “Los Blancos”. Në 438 ndeshje, ai ka shënuar 450 gola dhe ka dhënë 131 asiste.
Ndërkohë që ylli portugez ka vendosur vetë të merret me klubin e ri. Sipas gazetës spanjolle “AS”, Kristiano Ronaldo ka pasur përplasje me agjentin e tij, Zhorge Mendes.
Klubet kanë nisur kontaktet me vetë sulmuesin, duke anashkaluar një nga emrat më të suksesshëm në menaxhimin e futbollistëve. 56 vjeçari e ka përfaqësuar yllin portugez që nga viti 2003, kur ai u largua nga Sporting Lisbona.
Klan News