Covid-19: Valë e re në Evropë – variantet e reja shmangin mbrojtjen imunologjike

FRANCA MENDON PËR RIKTHIMIN E MASKAVE NË TRANSPORTIN PUBLIK

Evropa është duke kaluar në një valë të re të COVID-19, para së gjithash për shkak të llojeve të reja të virusit që kanë kapacitet ta shmangin mbrojtjen nga vaksinimi dhe infektimet paraprake.

Rritja e infektimeve mund të sqarohet edhe me lehtësimin e masave anti-covid, por edhe me rënien e imunitetit tek njerëzit. Ekspertët thonë se vala e re ka të bëjë edhe me zhvillimin e nënvarianteve të reja të Omicron-it, BA.4 dhe BA.5.

Në Francë, ekziston mundësia që qytetarët sërish të mbajnë maska, nëpër evndet më të frekuentuara, vecanërisht në transportin public.

Franca, në 24 orët e fundit, ka regjistruar 17.601 raste të infektimeve të reja, shifër kjo më e larta që nga 18 Prilli.

Ndërkohë, Këshilli I BE-së ka dhënë “dritën jeshile” për vazhdimin e shfrytëzimit për certifikatat digjitale për COVID-19 deri më 30 Qershor 2023. Vazhdimi I kësaj rregullative do të sigurojë se udhëtarët e BE-së dhe ata nga vendet e treta që janë të lidhur me systemin, mund ta shfrytëzojnë certifikatën për udhëtime në BE, në ato vende ku ky document edhe më tej është I nevojshëm. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share