Covid-19: Rritja e infektimeve – Omicron-i sjell valë të re verore

PUSHIMET VERORE, DASMAT E AHENGJET SHKAKTAR PËR RRITJEN E NUMRIT TË INFEKTIMEVE

Rritje enorme të rasteve të reja me Covid 19 në vend mbi 60% mblodhi anëtarët e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për të diskutuar për situatën epidemiologjike në vend. Përkundër rritjes së infektimeve, lajm i mirë është se nuk ka rritje të pacientëve që trajtohen nëpër spitale dhe rasteve që përfundojnë me fatalitet. Për momentin nuk ka kufizime, por autoritetet e shëndetësisë rekomandojnë rikthimin e maskave në institucionet shëndetetësore dhe në transportin publik. Grumbullimi, dasmat dhe ahengjet familjare paraqiten si shkaktarë të rritjes së infektimeve, raporton Klan M.

“Faktori që kemi rritje të rasteve me Covid-19 janë edhe dasmat. Këtu në Maqedoninë e Veriut ende nuk është shprehur mirëpo në rajon dhe Evropë kemi raste të reja në rritje e sipër që po mendohet edhe për masa që mund të merren për kufizime të caktuara” – tha Shaban Memeti, drejtor i ISHP-së.

Për vendin tonë nuk është diskutuar për ndonjë kufizim?

”Jo nuk kemi diçka të tillë, pasi situata nuk është alarmante kemi një rritje standarde, parametër kryesor të rritjes së masave mbeten rastet e vdekshmërive dhe trajtimi në kushte spitalore apo hospitalizimi ”

Ndërkohë në vend ende nuk janë të detektuar rastet e nënvarijanit BA 3 dhe 4, ndërsa në 31 monstra është detektuar varijanti BA2.

“Kemi të evidentuar 31 raste të varijanitit Omicron BA2. Jemi në proces të sekuencionimit edhe të rasteve BA 3 dhe 4 që janë më të shprehura në vendet tjera në Afrikë dhe Evropë” – tha Mehmeti

A ka raste të tilla ne vendin tonë?

”Nuk i kemi detektuar akoma sekuencionimin e nënvarijateve të Covid 19 BA 3 dhe 4”

Gjatë kësaj jave shifrat zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar për mbi 100 raste të reja për cdo ditë. Për ditën e sotme njoftohen 148 infektime të reja me COVID-19 dhe 1 viktimë, duke e cuar në 9.323 numrin total të rasteve të vdekjeve në Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share