Covid-19 në Kinë, gjysmë milionë raste në ditë në një qytet të vetëm

Ekspertët thonë se kjo valë infektimesh rrezikon të shkaktojë mutacione të reja

Në Kinë rikthehet ‘makthi’ i covid-19. Gjysmë milion njerëz infektohen çdo ditë nga koronavirusi në një qytet të vetëm kinez. Kjo u konfirmua nga një zyrtar i lartë shëndetësor në qytetin Qingdao, në një raport të shpërndarë në mediat sociale por i korrigjuar në brenda pak orësh.

Pekini ka ndryshuar kriteret për përcaktimin e vdekjeve nga Covid duke ngushtuar ndjeshëm numrin. Megjithatë, një gazetë e drejtuar nga Partia Komuniste në Qingdao raportoi se shefi i shëndetësisë bashkiake tha se qyteti po regjistronte midis 490,000 dhe 530,000 raste të reja me covid-19 në ditë.

Qingdao, një qytet bregdetar me rreth 10 milionë banorë, thuhet se përjetoi një periudhë transmetimi të shpejtë që po i afrohet kulmit, dhe pritet që shkalla e infektimeve të rritet me 10% gjatë fundjavës.

Pothuajse 250 milionë njerëz në Kinë mund të jenë infektuar me Covid-19 në 20 ditët e para të dhjetorit.

Shumë ekspertë të huaj jashtë vendit paralajmërojnë se kjo valë e infektimeve rrezikon të shkaktojë mutacione të reja.Një kërkesë për transparencë më të madhe lidhur me stituatën shëndetësore në vend ka ardhur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me sekretin e shtetit Antony Blinken i cili shprehet se se është mjaft e rëndësishme të ndahet informacioni me botën sepse pasojat shkojnë përtej Kinës.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share