Covid-19 është rikthyer të infektojë futbollistë. Klubi i Fiorentinës ka njoftuar se katër futbollistë kanë rezultuar pozitivë në testet e kryera.
Emrat nuk bëhen të ditur, teksa mësohet se lojtarët nuk kanë simptoma. Ata janë izoluar menjëherë dhe do të monitorohen në vazhdimësi nga mjekët e Fiorentinës.
Klubi nga Firence përforcoi mesin e fushës me Rolando Mandragora, ndërkohë që pritet edhe zbarkimi i Luka Jovic, sulmuesit serb që mbylli aventurën me Real Madrid.
24-vjeçari serb do të kryejë kontrollet mjekësorë ditën e premte dhe më pas do të firmosë kontratën me klubin e Serie A.