COVID-19 bashkëqarkullon me gripin sezonal!

Nga 25 deri më 31 dhjetor 2023 në Maqedoninë e Veriut janë evidentuar 403 raste me grip. Këto shifra krahasuar me sezonin e kaluar janë rritur për 16.01%, njofton KlanM.

Në mesin e tyre është edhe një pacient 67-vjeçar i pavaksinuar kundër gripit sezonal i cili ka ndërruar jetë.

Eurokomisarja për Shëndetësi, Stela Kirijakides, sic percjell KlanM, ka alarmuar se COVID – 19 dhe variantet e tij gjithnjë e më shumë po marrin hov duke rekomanduar vaksinimin.

Një foshnje 6-muajshe me koll të madh edhe një fëmijë me COVID-19 janë hospitalizuar në Klinikën e fëmijëve “Kozle”.

Në nivel ditor në klinikë, sic njofton KlanM, ka 200 kontrolle, kurse për momentin 60 fëmijë janë të shtruar në spital. Kompetentët thonë se ajri i ndotur dhe moti i ftohtë ndikojnë në rritjen e numrit të të sëmurëve./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share