Conte ikën nga Tottenham

Trajneri italian dhe klubi anglez kanë ndërprerë bashkëpunimin pas 16 muajve

Antonio Konte u largua nga detyra e trajnerit të Totenhemit pas 16 muajsh. Klubi anglez njoftoi në mbrëmjen e së dielës se midis të dyja palëve ishte arritur një marrëveshje për përfundimin e bashkëpunimit.

Marrëdhëniet mes teknikut dhe drejtuesve të “Spërs” ishin majft të tensionuara, pas shpërthimit të italianit ndaj lojtarëve, pasi sfida ndaj Sauthemptonit përfundoi 3-3. Totenhemi është në vend të katërt në renditjen e Premier Ligës, me 2 pikë më shumë se sa Njukestëllli, që ka dy ndeshje më pak.

“Spërs” u eliminuan në të 16-at e Ligës së Kampioneve nga Milani, si edhe i dhanë fund garës në FA Cup pas përballjes me Sheffield UTd.

Synimi i ekipit anglez është që të firmosë me Julian Nagelsman, i cili u shkarkua pak ditë më parë nga Bajern Mynihu. Por gjermani kërkohet edhe nga Real Madridi pasi e ardhmja e Karlo Ançelotit te “Los Blankos” është e paqartë.

Por të dyja klubet do të duhet që t’i paguajnë bavarezëve kompensim për të firmsour me teknikun gjerman.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share