Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës, pothuajse është i kualifikuar në rrethin e tretë të Conference League në futboll.
Therandasit me lojë e rezultat 4:0 demoluan ekipin La Fiorita në San Marino.
Futbollisti Meriton Korenica e hapi serinë e golave në minutën e 6-të, ndërsa Albion Rrahmani thellon epërsinë në minutën 23-të.
Rrahmani shënon golin e dytë personal dhe për 0:3 në minutën e 50-të.
Albin Berisha me një veprim të shpejt nga rreth 17 metra shënon në këndin e poshtëm të majtë për 0:4.
Ballkani ndeshj kthyese do ta prêt me qetësi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pasi tanimë më ka siguryar kualifikimin në raundin e tretë të garave.