Conference league: Ballkani dhe Shkupi për historinë!

INTERESIM I JASHTËZAKONSHËM I PUBLIKUT, SHITEN TË GJITHA BILETAT

Sonte  në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë  do të zhvillohet ndeshja kthyese  e play off-it për kualifikim në grupe të Uefa Konferencë Ligës  ndëmjet  Ballkanit  dhe  Shkupi. Ndeshja fillon në orën 20:00.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka pranuar se revanshi kundër Shkupit, do të jetë shumë më i vështirë se e ndeshja e parë. Megjithatë, në press-konferencën para ndeshjes, ai është shprehur se ekipi i tij duhet të angazhohet maksimalisht gjatë 90-të minutave në mënyrë që ta realizojë ëndrrën, kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Neve kemi kontingjent për ta mbuluar edhe mungesen e një lojtari të rëndësishëm siç janë lojtarët titullar të Ballkanit, sepse janë ato të cilët kanë mbajtur peshën kryesore edhe në kampionat edhe në këto eliminatore që kemi arritur deri këtu. Kemi dy-tri alternativa në postin që flasim dhe besoj që të dy lojtarët janë të gatshëm dhe do bëjnë maksimumin, ndërsa mungesa e Astritit që e përmendët të mos ndjehet”,deklarohet Ilir Daja-trajner i FC Ballkanit.

Shkupjanët mbrëmë kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Të vetëdijshëm se kanë rezultat negativ nga ndeshja e parë, thonë se 90 minutat e ndeshjes së kthimit do ta përcaktojnë fituesin e përgjithshëm të kësaj përballjeje.

Ndërkohë, interesimi për këtë ndeshje është I jashtëzakonshëm. Njoftohet se 12.000 biletat tashmë janë shitur, kurse në stadiumin e Prishtinës pritet të ketë edhe shumë tifozë nga Shkupi.

Ndeshja Ballkani – Shkupi nis në orën 20:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajë treshja e referëve hungarez në krye me Ishtvan Vad./KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share