Conferenc League: Zhgënjeu FC Shkupi, bullgarët krijuan epërsi prej 2 golave

Në një atmosferë impozante që krijuan tifo grupi “Shvercerat” para  fillimit të ndeshjes në njerën anë dhe incidentet që krijuan tifozët nga bullgaria janë disa momente që veçohen  nga ndeshja e pare e raundit të dytë tëUEFA Konferebcë Ligës mes  ekipit të FC Shkupi dhe Levski nga  Sofija që përfundoi me rezultatin  0-2

Skuadra vendase në pjesën e pare ishte në disavantazh 0-1 me golin që e shënoi futbollisti Veston Felipe në minutën e  31-të . Skuadra vendase kishte raste për të shënuar në pjesën e parë por kur nuk shfrytëzohen rastet atëherë këtë e shfrytëzon kundërshtari. Rastin më të mire Shkupi nuk e shfrytëzoi  kur Dudu nuk e  shfrytëzoi gabimin e portierit mysafir .

 Në pjesën e dytë Shkupi  tentonte që të ndryshon rezultatin por  kjo nuk  ndodhi, ashtu që skuadra mysafire në minutën e pare shtesë arriti të shënon  edhe  golin e dytë me  autor Ronaldo në minutë 90+1,  me çka vulosi ëndrrën e skuadrës nga Çairi për të nxjerr  rezultat të favorshëm

Duhet theksuar se para dhe gjatë ndeshjes janë regjistruar incidente nga ana e  grupit të tifozëve  bullgar. Ndeshja  kthyese  zhvillohet  më  3 gushtë, në Sofje.

FC Shkupi –  Levski  0-2 ( 0-1)

Golashënues: Welton Felipe  (31’), Ronaldo 90+1’

Stadiumi: Arena “Todor Proeski” në Shkup

Refer: David Fucsman nga Izraeli

Formacionet:

FC Shkupi: Iljazi, Toshevski, Dudu (Sahiti), Hamidi (Trapanovski), Riçkov, Cefas,  Timovski (Rahmani), Diene, Pinter, Putita, Darko Ilieski

 

Trajneri: Cihat Arsllan

 

Levski: Andreev, Arnaud Petrid, Van Der Kaap, Tsunami, Kraev, Riçardinjo (Ronaldo),  El Jemili (Fatiga), Welton(M.Petkov), Mitkov (Çandarov), Cordoba, Dimitrov

Trajner: Nikolay Kostov Nikolov

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share