Conferenc League: Shkupi kualifikohet, zhgënjenë Shkëndija

NË RAUNDIN E DYTË FC SHKUPI PËRBALLET ME SKUADRËN BULLGARE, LEVSKI

Pas ndeshjeve kthyese të raundit të parë kualifikues në UEFA Conferenc League nuk ishte edhe shumë e suksesshme për skuadrat e vendit tonë pasi në raundin e dytë kaloi vetëm Shkupi, ndësa zhgënjyen Shkëndija dhe Makedonija Gj.P. FC Shkupi në raundin e dytë përballet me bullgarët e Levskit.

FC Shkupi sa i përket rezultatit në ndeshjen kthyese zhgënjeu pasi barazoi me letonezët e Hegelman, por falë fitlores në ndeshjen e parë u kualifikua në raundin e dytë. Trajneri Xhihat Arsllan, në konferencën zyrtare tha se kushte pë lojë ishin të vështira duke aluduar te vapi i madh dhe terreni jo mirë i përgatitur për ndeshje ndërkombëtare.

“Sot më ka kënaqur vetëm loja e mbrojtjes. Por, pos kësaj që thash nuk jam i kënaqur edhe me rezultatin. Vërtet situata ishte e vështirë, ishte nxehtë. Njerëzit të cilët kujdesen për stadiumin duhet të jenë  shumë më të kujdeshëm se sa  tani. Nuk kërkojmë alibi por terreni duhet të jetë në nivel, pasi në luftojmë që shteti të fiton më tepër pikë pasi vitin e ardhshëm marrin pjesë tre ekipe. Për të pasur katër ekipe duhet të kemi terrene të mira për rezultate të mira”, tha Xhihat Arsllan.

Zhgënjimi më i madh është eliminimi i ekipit tetovar Shkëndijës nga skuadra  e Uellsit, Haverfordwest, pas ekzekutimit të penaltive 3-2, pasi ndeshja në kohën e rregullta dhe pas 30 minuta lojë shtesë përfundoi 1-0. Eliminohet edhe ekipi i Makedonija  Gj.P, pasi në dy ndeshjet e zhvilluara kundër SFR pësoi humbje 1:0 dhe 4:1. FC Shkupi ndeshjen e parë kundër Levskit e zhvillon më 27 korrik, në arenën “Todor Proeski”, ndërsa ndeshjen kyhese e zhvillon në transfertë më 03 gusht.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share