Conferenc League: Fitorja opcion i vetëm i kuqezinjëve

ARTIM SHAQIRI: NA DUHET VETËM REZULTATI POZITIV

Sonte  në arenën ”Todor Proeski” në Shkup zhvillohet ndeshja kthyese e turit të tretë kualifikues të Konferencë Ligës, ndërmjet klubit të futbollit Shkëndija dhe skuadrës suedeze AIK Stokholm. Ndeshja e parë në Suedi ka përfunduar me barazim 1-1.  Takimi Shkëndija – AIK, fillon në orën 20:00, ndërsa drejtësinë do ta ndaj skotlandezi Don Robertson.

Në pritje  të kësaj ndeshje mjaftë domethënëse për kuqezinjt tetovar,  mbrë ekipi  ka  zhvilluara séance e fundit stërvitore para ndeshjes së sontme, ndërsa para stërvitjes është mbajtur press konferenca zyrtare ku pritshmërit e tyre i shprehën trajneri  Artim Shaqiri  dhe  futbollisti Egzon Bejtullai. Trajner Shaqiri u shprehë se është i vetëdijshëm se kjo ndeshje për shumë gjëra  dallohet nga ajo e para megjithate u shprehë se ekipi i tij është që të del fitues  dhe  të kalojnë fazën e paly off-it

“Në këtë ndeshje i vetmi rezultat është ai pozitiv. Përndryshe  jemi të përgatitur, e dimë kundërshtarin, e njofim kundërshtarin se kush është. Kështu që do të shkojmë maksimum  që në këtë ndeshje të dalim fitues”, deklsroi Artim Shaqiri trajner i KF Shkëndija.

Futbollisti I repartit të mbrojtjes  Egzon Bejtullai  tha se  do te jetë nj♪7 ndeshje e vështirë dhe se  gjasat janë të barabarta.

“Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë edhe pse  gjasat  janë 50-50. Shpresoj dhe mendoj  që të kemi një numër të madh të tifozëve që të na  përkrahin dhe në fund të dalim ne me një fitore  dh eta  kalojmë në fazën e play off-it”, deklaroi Egzon Bejtullahu, futbollist i KF SHkëndija.

Sipas paralajmërimeve nga tifo  grupi “Ballistët” në tribubat e stadiumit pritet të ketë një numër të konsiderueshë të tifiozëve kuqezi të cilë do të jenë përkrahje të ekipit të tyre. Sfida në arenën “Todor Proeski”  Shkëndija – AIK fillon në ora 20:00, ndërsa  drerjtësinë do ta ndaj  skolandezi Don Robertson./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share