Çmimi i naftës pëson sërish rritje në bursë

Çmimet e naftës pësuan një tjetër rritje mes tensioneve gjeopolitike dhe perspektivën e OPEC+ se do të zgjasë shkurtimet e furnizimit. Nafta në bursën amerikane u rrit me 19 cent, ose 0.3%, duke arritur 70.13 dollarë, ndërsa ajo në bursën e Londrës u rrit me 23 cent, ose 0.3%, në 73.85 dollarë për fuçi.

Situata mes Izraelit dhe Hezbollahut, Koreja e Jugut për ligjin ushtarak dhe një ofensive e rebelëve në Siri janë disa faktorë që kanë ndikuar në rritjen e çmimeve sipas ekspertëve. Nga ana tjetër tregjet e naftës pritet të zvogëlojnë furnizimin për 2025 pas kërkesave të ulëta nga SHBA dhe Kina, ndër ekonomitë kryesore në botë.

Gjithashtu, OPEC +, ka të ngjarë të zgjasë reduktimin e prodhimit deri në fund të tremujorit të parë të vitit të ardhshëm. Megjithatë luhatjet e çmimit të naftës varen edhe nga lëvizjet e fundit të Izraelit, nëse do t’i rikthehet luftimeve me Hezbollahun. Kjo pasi Lindja e Mesme përbën rreth një të tretën e furnizmit të naftës së papërpunuar në botë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share