Çmimet e pagesave rrugore nuk ndryshojnë në Maqedoninë e Veriut

Tani për tani mbetet i njëjtë çmimi i tarifave rrugore në vend, deklaroi sot drejtori i Ndërmarrjes publike “Rrugë Shtetërore”, Ejup Rustemi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para fillimit të konferencës. “Siguria rrugore, sfidat dhe masat për rrugë të sigurta”.

Rustemi informoi se po vazhdojnë me modernizimin e pikave të pagesës në Korridorin 8.

“Si NPRRSH po vazhdojmë me modernizimin e pikave pagesore përgjatë Korridorit 8, ku pritet të fillojmë punën nga marsi i vitit të ardhshëm dhe presim që deri në fund të vitit Korridori 8 të modernizohet plotësisht, gjegjëlsisht do të zbatohet pagesa elektronike”, tha Rustemi.

Me procesin e modernizimit, të gjitha pikave pagesore duhet të kenë të njëjtin sistem elektronik të mbledhjes së tarifave, siç u krijua në Korridorin 10. Pikate pagesore ekzistuese në Korridorin 8 duhet të rindërtohen për të instaluar sistemin elektronik të mbledhjes së tarifave, në kabinat, në ishullin ku kabinat janë dhe në korsitë e kalimit.

Rustemi po ashtu përmendi se konform vendimit të “Balkani i Hapur”, vazhdojnë të bashkëpunojnë me ndërmarrjet publike të Shqipërisë dhe Serbisë për projektin e përbashkët për krijimin e një pajisjeje të vetme për pagesën e tarifave në të tri vendet. Projekti është në fazën e rregullimit të sistemeve, krijimit të një aplikacioni ueb dhe harmonizimit ligjor.

NPRRSH në tremujorin e dytë të këtij viti, ka inkasuar taksa në vlerë prej 745.037.340 denarë (12 milionë euro). Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të hyrat nga taksat janë më të larta për 13.6 për qind, përkatësisht për 89.166.912 denarë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share