Çmimet e karburanteve, në rënie në rajon

Më lirë në Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinë

Qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës më në fund do të ndjejnë lehtësim pasi çmimi i një litri naftë sot varion nga 1.54 Euro deri në 1.67 Euro. Në fillim të javës çmimi i karburantit të naftës në pikat e karburantit në Sarajevë varionte nga 1.62 Euro-1.72 Euro për litër, sipas të dhënave nga Ministria e Tregtisë boshnjake.

Sipas të dhënave të Buletinit të ri për çmimet e derivateve të naftës, një litër Eurosuper 95 në Mal të Zi kushton 1.45 Euro. Nafta shitet me 1.55 Euro për litër në Maqedoninë e Veriut me 1.64 Euro në Kroaci dhe 1.62 Euro në Serbi.

Çmimet e naftës në tregun botëror janë në rënie të vazhdueshme prej javësh dhe po tregtohen nën 100 dollarë për fuçi. Kështu, Brent u shit mëngjesin e sotëm për 97,33 dollarë për fuçi dhe WTI në Nju Jork u shit për 91,85 dollarë për fuçi.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share