Çmime të larta/ LSDM: Në vend të çmimeve, Mickoski ”ngriu” pagat!

Politikat ekonomike të kësaj qeverie po e çojnë vendin drejt varfërisë, ndërsa standardi i qytetarëve fillon të përkeqësohet me shpejtësi. Çmimet në Maqedoni vazhdojnë të rriten në mënyrë të pakontrolluar, produktet ushqimore bazë nuk kontrollohen nga qeveria dhe jeta po bëhet më e shtrenjtë. Për një muaj, shpenzimet minimale mujore të qytetarëve në gusht në krahasim me korrikun janë rritur për 629 denarë, kanë akuzuar sot nga LSDM-ja opozitare.

Sipas tyre përderisa qytetarët ankohen për rritje të çmimeve, kryeministri Hristijan Mickoski nuk bën asgjë.

”Kur kanë qenë në opozitë kanë qenë të zhurmshëm dhe kanë kritikuar masat e LSDM-së me të cilat kemi mbrojtur standardin e qytetarëve, kemi ulur çmimet dhe kemi luftuar inflacionin çdo ditë. Sot në kolltukët e rehatshëm në Qeveri nuk zvarritet një mizë dhe e kanë harruar  popullin. “Përderisa shporta e konsumit po rritet, qeveria e Mickoskit i shkurtoi paratë me ribalancimin dhe qeveria nuk siguron para për pagë minimale më të lartë. Nuk jep para për rritjen e pagave në arsim, por edhe në të gjithë sektorët e tjerë”. Qeveritë në rajon po zbatojnë një sërë masash për të ndihmuar qytetarët. Qeveria e Serbisë po zbaton fushatën “Çmime më të mira” duke ulur çmimet e mbi 700 produkteve. Qeveria malazeze po merr gjithashtu masat, duke kufizuar marzhet me shumicë dhe pakicë për më shumë produkte ushqimore dhe higjienike. Qytetarët tanë tashmë shkojnë në Vranjë për të blerë ushqime dhe në shtëpi mund të blejnë vetëm lapsa dhe fletore me çmim më të lirë, masë kjo jashtëzakonisht e vonuar” – tha Bogdanka Kuzeska, LSDM. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share