“Çmenduria amerikane” për Messi-n, tifozi udhëtoi 1200 milje për ta parë në fushë

Çmenduritë e tifozëve për të parë Lionel Messin në MLS nuk kanë kufi. Një prej tyre udhëtoi 1.200 milje për të ndjekur nga afër sfidën e Inter Miami ndaj Philadelphia, pasi mendonte se do të shihte në aksion ‘pleshtin’ argjentinas.

I riu shpalosi një pankartë me mbishkrimin ku tregonte sakrificën për të parë nga afër Messin, por në fund zhgënjimi ishte i madh. Madje, gjendjen emocionale ia thelloi akoma dhe më shumë ekipi i tij i zemrës, pasi Inter Miami u mposht 4-1 dhe qëndron në vendin e fundit në kampionat.

Ashtu i shkatërruar, tifozi me dy dështime brenda pak minutash u detyrua për të bërë sërish 1.200 milje në rrugën drejt rikthimit në shtëpi. Mungesa e Lionel Messit lidhet natyrisht me kontratën që ka ende me PSG-në. Argjentinasi është ende në marrëveshje me kampionët e Francës deri në fund të muajit qershor dhe më pas është i lirë për t’u bërë lojtar i Inter Miami. Messi pritet të bëj debutimin e tij në MLS kundër skuadrës meksikane të Cruz Azul më 21 korrik. Çmimet e biletave kanë pësuar rritje të frikshme, pasi nga vlera minimale 28 dollarë, tani ata kushtojnë rreth 300 dollarë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share