Zëvendëstrajneri Rijsdiik rrëzoi në tokë futbollistin kundërshtar për të vonuar lojën
Momente tensioni në Holandë në fund të takimit të kampionatit mes Tuente dhe Spartës së Roterdamit. Gjithçka ndodhi pas një çmendurie të ndihmës trajnerit të miqve, Zheroen Rijs-diik, në fund të sfidës e cila ishte në barazim 3-3.
Lojtarët e Tuentes tentuan që të sulmonin për herë të fundit. Plegu-ezelo vrapoi për të rikuperuar një top afër vijës anësore, afër pankinës së ekipit rival. Zv/tekniku Rijs-dik mendoi se ishte më mirë të hidhej mes këmbëve të lojtarit, pë ta penguar atë që të kontrollonte topin, e të vononte lojën.
Në vazhdim, pati rrëmujë në fushë dhe aistenti i trajnerit Shtjen u përjashtua menjëherë nga loja nga arbitri. Edhe pse protagonist kërkoi falje, u deshën disa minuta që sitauta të qetësohej. Por rezultati mes të dyja skaudrave nuk ndryshoi me Spartën që ngelet përpara në renditjen e kampionatit holandez.
Klan News