Çmenden drejtuesit e futbollit në Arabinë Saudite

Shfaqin interes për gjyqtarët europian, synohen bilbilat anglez

Arabia Saudite kërkon të rris shumë shpejt cilësinë e futbollit në vend. Pasi monopolizoi merkaton e verës, duke blerë disa prej futbollistëve më të mirë në qarkullim, shteti nga Lindja e Mesme ka hedhur sytë nga gjyqtarët nga Europa dhe veçanërisht nga Anglia. Sipas anglezes “The Times”, Arabia Saudite po planifikon të bind gjyqtarët britanik që të fluturojnë drejt kontinentit aziatik për të arbitruar ndeshje të kampionatit elitar, ku luajnë futbollistë të kalibrit si Ronaldo, Benzema dhe Neymar. Burimet ekonomike pothuajse të pakufizuara të futbollit saudit do të përdoren për të bindur gjyqtarët që ta vijojnë karrierën në kampionatin që po merr zhvillim të frikshëm ditët e fundit.

Megjithatë, në objektivin e drejtuesve të futbollit saudit nuk janë vetëm anglezët, por edhe arbitrat europianë, një praktikë e ndjekur edhe në merkaton e lojtarëve. Për momentin, përfaqësuesit evropianë të botës së arbitrave kanë marrë pjesë në disa ndeshje miqësore në Arabinë Saudite, por ajo që dëshiron të bëjë liga më e mirë saudite është të shfrytëzojë përvojën e arbitrave evropianë për të përmirësuar më tej nivelin e turneut të tyre kombëtar . Dhe këtu hyn në lojë faktori ekonomik. Një gjyqtar në Premier League fiton nga 139,000 deri në 347,000 euro në sezon , ndërsa shifrat në Arabinë Saudite do të ishin shumë më te larta. Michael Oliver fitoi rreth 3500 euro për të gjykuar duelin mes Al Hilal dhe Al Nasër.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share