Çka mund të ndodh nëse nuk kujdeseni për dhëmbët tuaj?

Higjiena e dobët orale nuk është vetëm e pakëndshme, por ajo mund të shkaktojë edhe shumë probleme shëndetësore.

Ekspertët shëndetesorë thonë se sëmundja e mishrave të dhëmbëve mund të çojë në një sërë sëmundjesh vdekjeprurëse që prekin zemrën, trurin dhe mushkëritë.

Bakteret në gojën tuaj që shkaktojnë prishjen e dhëmbëve mund të pengojnë edhe qarkullimin e gjakut, duke shkaktuar një sërë problemesh për organet e trupit tuaj.

Sipas ekspertëve, njerëzit me sëmundje të mishrave të dhëmbëve kanë gati dy herë më shumë gjasa të vuajnë nga sëmundja koronare e zemrës, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

Bakteret në gojën mund të prodhojnë proteina në gjakun tuaj që shkaktojnë bllokime në arterie, duke çuar potencialisht në një atak në zemër.

Ekspertët gjithashtu kanë bërë të ditur se gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve dhe inflamacioni mund të shkaktojnë ndryshime në mënyrën se si gjaku dhe oksigjeni hyn në trurin tuaj.

Sipas tyre, sëmundja e mishrave të dhëmbëve ka më shumë gjasa të ndodh tek njerëzit me diabet.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share