CIVIL-i me dënim të krimit dhe përfitimit politik në rastin “Onkologjia”

CIVIL – Qendra për Liri, si organizatë për të drejtat dhe liritë e njeriut, me kujdes dhe me shqetësim të skajshëm ndjek rastin “Onkologji” të hapur nga gazetarët investigues në “Fokus” dhe “Slloboden Peçat”. Në këtë rast, ka indikacione të forta për krim dhe korrupsion, i cili rrezikon drejtpërdrejt shëndetin dhe jetën e pacientëve, të cilat janë të drejta themelore të njeriut.

Duke u bazuar në dëshmitë dhe faktet e zbuluara, CIVIL-i shpreh dënimin përfundimtar për aktivitetet kriminale të drejtuara kundër shëndetit dhe jetës së njerëzve.

Pas zbardhjes, rasti “Onkologjia” shkaktoi reagime dhe dënime të furishme, si nga opinioni publik ashtu edhe nga kryesia politike e vendit. Në të njëjtën kohë, institucionet kompetente publikisht premtuan se do të kryejnë hetim të plotë të rastit dhe do t’i nxjerrin kriminelët para drejtësisë.

Duke pasur parasysh indikacionet se ky krim ka vazhduar prej kohësh, CIVIL –i vlerëson se reagimi është i vonuar, por gjithsesi do të jetë i mirëseardhur një hetim transparent dhe i plotë dhe sanksionet më të rrepta ligjore ndaj autorëve.

CIVIL-i thekson se në aktivitete kriminale të këtij lloji dhe përmasash nuk mund të përfshihen vetëm punonjësit e klinikës. Autorët dhe lehtësuesit e krimit duhet të kërkohen në strukturat drejtuese dhe në sektorë të tjerë që mundësonin, asistonin ose kryenin veprimtaritë kriminale.

Meritojnë të dënohen edhe partitë politike, grupet dhe individët që panë në këtë rast një mundësi për përfitim politik duke përhapur gjuhë urrejtjeje, dezinformata dhe mesazhe nacionaliste e antiperëndimore. Ato procedura janë shpërdorim i plotë i revoltës së justifikuar të qytetarëve, për qëllime që nuk kanë të bëjnë me kujdesin për të drejtat, shëndetin dhe jetën e njerëzve.

CIVILi i përcjell me neveri veprimet e përfituesve politikë dhe u bën thirrje qytetarëve që me vendosmëri dhe të dënojnë përpjekjen e pandershme për të keqpërdorur fatkeqësinë e njerëzve për qëllime politike” – thuhet në kumtesë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share