Manchester City e ka konfirmuar transferimin e supertalentit argjentinas, Claudio Echeverri.
Fituesit e tripletës e kanë transferuar atë nga River Plate për vetëm 12.5 milionë funte.
Lojtari i cili po etiketohet si “Messi i ardhshëm” ka nënshkruar kontratë me Qytetarët deri më 2028.
Sidoqoftë, ai do të mbetet te klubi i tij aktual deri në fund të këtij stinori.