Cilat janë shtetet e para që e ndihmuan Turqinë? – Në lidhje direkte nga Stambolli, gazetari Ejupi

Mëngjesin e sotëm Turqia dhe Siria u tronditën nga një tërmet shkatërrues që deri tani ka shkaktuar mbi 2600 viktima në të dyja vendet dhe mbi 12 mijë të plagosur, përcjell Klan Maqedoni.

Në lidhje direkte nga Stambolli për edicionin e lajmeve të KlanM ishte gazetari shqiptar, Abdylvehab Ejupi, i cili mes tjerash prëmedni edhe ndihmën dhe mobilizimin e madh nga vendet e rajonit dhe më gjerë për t’i dalur në ndihmë Turqisë.

“Ndër shtetet e para që menjëherë kanë dërguar ndihma janë Azerbejxhani e Katari, pastaj Britania e Madhe, Gjermani, Holanda, Bullgaria, greqia, Armenia, SHBA. Para disa orësh është lajmëruar edhe Shqipëria se do të nisin ekipe të shpëtimit, pritet edhe nga Maqedonia, Kosova dhe vendet tjera të Ballkanit. Kroacia është nga vendet e para të BE-së që është mobilizuar. Ka një solidaritet të jashtëzakonshëm rajonal, por edhe më gjerë”, thotë Ejupi.

Ejupi gjithashtu theksoi se Turqia ka qenë më e përgatitur për raste të tilla të katastrofave, për dallim nga Siria, ku sipas tij, situata duket të jetë shumë më serioze./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share