Drejtori i ri i Klinikës së Toksikologjisë Andon Çibishev sot në një konferencë për shtyp theksoi se problem më i madh në Klinikë është mungesa e kuadrit. Ai paralajmëron përpjekje intensive për të tejkaluar problemin.
Thotë se ka mungesë në çdo lloj të kuadrit dhe se menjëherë nevojiten rreth 15-të persona, para se gjithash kuadro të rinj sepse mosha mesatare e të punësuarve në Klinikë është mbi 50 vjeç.
“Po dakordohet agjenda se si të tejkalohet problemi fillimisht për verën, ndërsa pastaj për një afat më të gjatë, më shpejtë të marrim miratime”, tha Çibishev në takimin e sotëm të parë me gazetarët pas emërimit të tij, duke theksuar se nuk do të ketë më, punësime kaubojsh.
Ai paralajmëroi punësime sipas konkurseve dhe ligjeve. Nuk do të ketë revanshizëm, ndjekje të disidentëve”, tha Çibishev, duke paralajmëruar përmirësim të kushteve për pacientët dhe për personelin dhe komunikim më të mirë me mediumet.
Për 18-të personat që ishin të angazhuar në Klinikë, ndërsa për të cilët kishte reagime në opinion, Çibishev kumtoi se ata prej sot më nuk janë në punë.
Për ta, siç theksoi, nuk ka pasur pëlqim nga Ministria e Financave, por vetëm një dokument në të cilin Ministria deklarohet si jokompetente, ndërsa nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe ISHSSH kanë kontestuar punësimin për shkak të zgjedhjeve dhe mos firmosje nga dy drejtorët. Çibishev tha se 650 mijë denarë është dëmi nga fakti se kanë punuar pa pëlqim.
Lidhur me sigurimin e Klinikës, për të cilën gjithashtu ishte ngritur çështja pasi u përmbytën një pjesë e hapësirave të Klinikës, Çibishev tha se tenderi është në fazën përfundimtare.
Drejtori i Klinikës së Toksikologjisë në Shkup tha se edhe në të kaluarën janë neglizhuar protokollet për personat e varur nga droga dhe alkooli dhe paralajmëroi protokolle dhe metoda të reja për detoksifikimin, avancimin dhe zhvillimin e qendrës informative toksikologjike