Dokumentari do të fokusohet tek jeta private dhe profesionale e artistes
Jeta e artistes Christina Aguilera do të shndërrohet në një dokumentar.
Dokumentari i këngëtares 41-vjeçare do të përshkruajë jetën dhe karrierën e saj që nga fëmijëria e saj si interpretuese e Disney-t deri në ngjitjen e saj në muzikë.
Mediat e huaja raportojnë se këngëtarja e hiteve si Genie in a Bottle, Ëhat a Girl Ëants dhe Beautiful ka qenë në prodhim për 18 muajt e fundit, pasi kamerat e kanë ndjekur Aguilerën gjatë udhëtimeve dhe shfaqjeve të saj të fundit.
“Christina Aguilera është një nga artistet më ikonike të kohës sonë, muzika e së cilës ka frymëzuar miliona njerëz në mbarë botën,” thotë Poo, regjisorja e dokumentarit.
Poo, fitoi vëmendje të madhe në fushën e kinematografisë në vitin 2021 për dokumentarin e saj kryesor ” Val “, i cili u shfaq premierë në Kanë dhe që shfaqi në ekran jetën e aktorit Val Kilmer përmes pamjeve të rralla arkivore.
Klan News