Chelsea rrezikon dënimin

Nëse “Blutë” e Londrës dështojnë që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, do të penalizohen

Chelsea rrezikon që të shkelë rregullat e Fair Play Financiar të UEFA-s, nëse nuk kualifikohet në Champions League këtë sezon. “Blutë” e Londrës janë vendosur në “listën e kontrollit” nga organi mbikëqyrës financiar i Federatës Europiane të Futbollit.

Institucioni i futbollit njoftoi në Shtator se Chelsea ishte ndër 19 klubet evropiane që u shpëtuan masave të sanksioneve, vetëm për shkak të kushteve të veçanta që lidhen me urgjencën e koronavirusit dhe shpenzimet e të cilëve do të monitorohen me vëmendje këtë sezon.

Pavarësisht kësaj, klubi londinez theu rekord në merkaton e dimrit që sapo u mbyll. “ Blutë” e Londrës harxhuan rreth 330 milionë Euro, ndërsa nga ekipi u largua vetëm Jorginho.

Kjo ka bërë që kostoja e skuadrës të ngrihet në qiell. Pavarësisht politikave për shlyerjen e detyrimeve me këste për një periudhë afatgjatë, ekspertët besojnë se në klubin anglez nuk duhet që ta marrin lehtë.

Nëse Chelsea nuk e mbyll kampionatin në vend të katërt, do të detyrohet që të shesë disa nga yjet, që të mbulojë të ardhurat e munguara me vlerë 100 mln Euro, në bazë të rregullave të vendosura nga UEFA në lidhje me Fair Play Financiar.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share