Chelsea nis bisedimet me Brojën

“Blutë” e Londrës po diskutojnë me përfaqësuesit e sulmuesit kuqezi për një kontratë të re

Çelsi ka nisur bisedimet me Armando Brojën dhe përfaqësuesit e tij për një kontratë të re.

Sulmuesi i Shqipërisë, i cili ka edhe katër vite të tjera me “blutë” e Londrës është rikthyer në “Stamford Brixh” këtë verë, pas një paraqitjeje të suksesshme në sezonin 2021-2022 i huazuar te Sauthemptoni.

Broja realizoi nëntë gola dhe dha një asist në 38 paraqitje me “Shenjtorët” dhe ai është një ndër emrat më të kërkuar në merkato.

Uest Hemi, Evertoni dhe Njukastëlli janë ndër klubet e interesuara për shërbimet e 20-vjeçarit, por në një deklatë të bërë muajin korrik, trajneri Tomas Tuhel e bëri të qartë se nuk ka ndërmend ta largojë futbollistin.

Broja është aktivizuar si zëvendësues në dy takimet e para të bluve të Londrës.

Një kontratë me kushte më të mira do të rriste vetëbesimin te sulmuesi kuqezi, raporton sajti sportiv “The Athletic”, edhe pse shqiptari e firmosi verën e shkuar.

Drejtuesit e klubit londinez e shikojnë 20-vjeçarin si një investim të mirë për të ardhmen, e synojnë që ta shikojnë atë gjatë në “Stamford Brixh”.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share