Charles III mbërrin në Pallatin Buckingham si Mbret për herë të parë

Mbreti Charles III ka hyrë për herë të parë në Pallatin Buckingham si Mbret, me gruan e tij Camilla pranë. Ai u përshëndet me brohoritje dhe u dha dorën disa dashamirësve që prisnin jashtë pallatit.

Ngrohtësia e pritjes për Mbretin Charles III jashtë Pallatit të Buckinghamit dukej se ishte reciproke teksa ai përshëndeti disa persona nga turma e dashamirësve. Kjo mund të jetë një paraqitje e shkurtër e stilit të tij si monark.

Ardhja e Mbretit Charles III në Londër paralajmëron nisjen e disa ditëve të vështira në vazhdim. Ai ka humbur nënën e tij, ndërkohë që duhet të përballet me popullin britanik, personalisht dhe në TV. Ai është në zi, por në të njëjtën kohë po shfaqet për herë të parë në një nga detyrat e profilit më të lartë në botë./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share