Championsi: Fitojnë Bajerni, Liverpulli, Interi…

Humbin Tottenham, Barcelona, Atletiko Madrid…

Në ndeshjet e raundit të dytë të grupit A, B,C dhe D, u shënuan rezultate interesante por futbolli ishte në nivelin e lartë. Ndeshja kryesore u zhvillua nw “Alianz Arena” aty ku Bajern Munihu mposhti Barcelonën 2-0. Në pjesën e parë Barcelona dominoi në terren të gjelbërt duke krijuar shumë ratste por pa konkretizime, ndërsa vendasit në pjesën e dytë shënoi dy gola me autor Lukas Hernandezit dhe Sane dhe shënoi fitore të merrituar

Liverpulli, mposhti në fund skuadrën e Ajaksit me rezultatin 2-1. “The Reds” shënuan me Sallah golin e parë, por Kudus barazoi në 1-1. Vetëm në fund Matip i dha fitoren.Në përballjet e tjera, Bajeri me 2-0 mundi Atletiko Madridin, ndërsa befasuan futbollistët e Klub Brizhit dhe Aintraht Frankfurtit që shënuan fitore në transfertë ndaj Portos (4-0), respektivisht ndaj Marsejës (1-0).

Rezultatet:

Bayern Munich-Barcelona 2-0

Bayer Leverkusen-Atletico Madrid 2-0

Porto-Club Brugge 0-4

Liverpool-Ajax 2-1

Marseille-Eintracht Frankfurt 0-1

Sporting – Tottenham 2-0

Viktoria Plzen – Inter 0-2

Sonte në program janë tetrë ndeshje të rauindit të dytë në Grupin E,F,G dhe H

Në ora 18:45, takohen

AC Milan – Dinamo

Shakhtar – Celtic

Në ora 21:00, takohen

Chelsea – Salzburg

FC Kopenhagen – Sevilla

Juventus – Benfica

M. Haifa – PSG

Manchester City – Bor. Dortmund

Rangers – Napoli

Lexo gjithashtu
Total
0
Share