Champions: Të martën zhvillohen ndeshjen e raundit të tretë në Grupin A,B,C dhe D

Barcelona me shumë mungesa kundër Interit

Të martën vazhdojn emocionet në Ligën e Kampionëve, pasi në prgram janë tetë ndeshjet e raundit të tretë të grupeve A,B,C dhe D, ndërsa spikat ndeshja që do të zhvillohet në “Xhuzepe Meaca” në Milano aty ku do të përballen Interi dhe Barcelona

Në listen e publikuar nga trajneri Xavi Hernandes mungojnëMemphis Depay, Jules Kounde, Hector Bellerin dhe Ronald Araujo nuk janë rikuperuar nga lëndimet dhe e njëjta gjë vlen edhe për De Jong, i cili, siç raporton “Football Espana”, ende po përballet me një dëmtim të muskujve.

25-vjeçari ka grumbulluar tetë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar një gol.

Ish-ylli i Milanit, Franck Kessié do të udhëtojë në Itali së bashku me të rinjtë Pablo Torre dhe Marc Casado.

Interi dhe Barcelona fituan nga tre pikë secila në dy ndeshjet e para të fazës së grupeve pasi fituan ndaj Viktoria Plzen dhe humbën nga Bayern Munich.

Të dyja skuadrat do të takohen në “Giuseppe Meazza” nesër në orën 21:00 me orën e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa ndeshja e kthimit është në Barcelonë javën e ardhshme, të mërkurën, më 12 tetor.

Në ndeshjet tjera që do të zhvillohen të marten takohen: Bayern – Viktoria Plzen, Marseille – Sporting, Ajax – Napoli, Club Brugge – Atl. Madrid, E. Frankfurt – Tottenham, Liverpool – Rangers dhe Porto -B. Leverkusen.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share