Faza e grupeve në Ligën e Kampionëve Evropian të futbollit vazhdon sonte me ndeshjet e raundit të dytë në grupin A, B, C dhe D. Krye ndeshja e mbrëmjes së sotme zhvillohet në grupin “C” Napoli – Real Madrid
Në Grupin “A”, në “Parken Stadium” të Kopenhagës, skuadra vendase është nikoqire e kampionit të Gjermanisë, Bayern të Munihut. FC Kopenhaga në ndeshjen e raundit të pare barazoi 2-2 me Gallatasarajin, ndërsa Bayerni mundi Mançesterin United 4-3.
Skuadra angleze Mançester United në “Old Traford” para tifozëve vendas përballet me Gallatasaray të Turqisë
Në takimet e grupit “B”, Lens takohet me Arsenalin, ndërsa PSV është nikoqire e Sevillas. Në raundin e parë mundi ekipin holandez 4-0, ndërsa Sevilla dhe Lens barazuan 1-1
Në grupin “C” sjell ndeshja më e rëndësishme të mbrëmjes së sotme do të zhvillohet në stadiumin “Diego Armando Maradona” në Napoli aty ku skuadra vendase e Napolit takohet me skuadrën mbretërore që drejtohet nga Karlo Anxheloti. Kujtojmë se në raundin e pare B Napoli mundi ekipin Braga 2-1, ndërsa Real Madridi mundi Union Berlinin 1-0. Në ndeshjen tjetër të grupit “C” takohen Union Berlin – Braga
Në Grupin” D”, zhvillohen dy takime mjaft interesante dhe atë në stadiumin “Red Bull Arena” në Salzburg të Austrisë, skuadra vendase takohet me spanjollet e Real Sociedadit. Ekipi austriak pas fitores në raundin e pare kundër Benfikës gjithsesi se do të synon fitore edhe kundër spanjollëve të cilët në ndeshjen e pare barazuan me Interin 1-1. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi me fillim në ora 21:00, Interi në stadiumin “San Siro” në Milano është nikoqire e Benfikës. /KlanMacedonia/
Në orën 18:45, takohen:
Salzburg – Real Sociedad
Union Berlin – Braga
Në ora 21:00, takohen:
FC Copenhagen – Bayern
Inter – Benfica
Lens – Arsenal
Manchester United – Galatasaray
Napoli – Real Madrid
PSV – Sevilla