Champions: Ludogorets eliminon Ballkanin me fitore 4:0

Kampioni Kosovës, Ballkani pas disfatës në ndeshjen kthyese kundër kampionit bullgar Ludogorets 4:0, përfundoi ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve që në raundin e pare. Në ndeshjen e parë, para një jave Ballkani shënoi rezultat solid 2:0, por këtë epërsi nuk arriti të shfrytëzojë në takimin kthyes.

Ballkani këtë ndeshje e nisi keq duke pranuar gol që në minutën e katërt me autor Bernard Tekpetey, i cili në minutat shtesë të pjesës së pare realizoi edhe golin e dytë .

Dominimi i skuadrës bullgare vazhdoi edhe në pjesën e dytë ku realizuan edhe dy gola me autor Tissera dhe Caio Vidal.

Në raundin e dytë kampioni i Bullgarisë, Ludogorets do të përballet me kampionin slloven Olimpija të Lubjanës.

Pra në randin e pare të kualifikimeve pë Ligën e Kampionëve u eliminuan tre skuadrat shqiptare si Partizani I Tiranës, Ballkani dhe Struga Trim Lum . /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share