Çfarë po ndodh? Pas rastit të Bebe Rexhës, edhe Ava Max sulmohet, fansi ngjitet në skenë dhe e godet në fytyrë

Ditë më parë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, u sulmua nga një person gjatë koncertit të saj në New York.

Ai e gjuajti atë me telefon drejt e në kokë duke i shkaktuar lëndime në fytyrë dhe gjithçka është dokumentuar në një video, të cilën e pa e gjithë bota.

E pak ditë pas kësaj ngjarje e shëmtuar, një ndodhi e pakëndshme në koncert i ka ndodhur edhe artiste tjetër shqiptare të përmasave globale, Ava Max.

Teksa po performonte para fansave të saj në San Diego, një fans është ngjitur pa leje në skenë dhe e ka goditur atë në fytyrë.

Pas këtij gjesti, burri në fjalë është tërhequr zvarrë menjëherë nga truprojet për t’u nxjerrë nga skena, gjersa këngëtarja ka vazhduar interpretimin e saj.

Videoja e momentit në fjalë është shpërndarë me të madhe në Twitter, me shumë prej fansave që e kanë kritikuar veprimin e fansit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share