Në emisionin Happy Day në Klan Maqedoni nxënësit nga Saraji tregojnë se çfarë përmban projekti ”Komunat elektronike”.
”E kemi bërë me anë të gjuhëve programore, kemi bashkëpunuar si grup së bashku që secili ka dhënë idejat e veta që si të duket ajo më mirë edhe pse më herët kemi bërë praktika të ndryshme kemi bërë website të ndryshme. Që të kemi më të lehtë për të shkuar më tutje, qytetarët të kenë qasje të drejtpërdrejta me komunat, të shohin informacione të ndryshme dhe kjo u realizua me shumë sukses” – thonë nxënësit nga Saraji. /KlanMacedonia/