Liverpooli ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme dhe të vështira përballë Tottenhamit.
Reds Kanë mposhtur Spursat me rezultat 4-3 në ndeshjen e javës së 34-të të Premierligës.
Golat për Liverpoolin i shënuan Jones (3’), Diaz (5’), Salah (15’) dhe Jota (90+5’).
Ndërsa për Tottenhamin realizuan Kane (39’), Son (77’) dhe Richarlison (90+3).
Me këtë fitore, Liverpooli ngjitet në vendin e pestë me 56 pikë, dy më shumë se Tottenham në vendin e gjashtë. /IndeksOnline/