Në Ligjin për Rirorganizimin e Qeverisë u ndryshuan rreth 30 nene, që rezultuan që Qeveria e re të ketë 20 në vend të 16 ministrive të deritashme si dhe transfere të kompetencave nga njëra në tjetër ministri.
Ministria ekzistuese për Ekonomi do të bëhet Ministria për Ekonomi dhe Punë, që do të thotë se mer disa kompetenca të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale.
Nga ana tjetër, kompetencat për energjetikë dhe xehtari do të kalojnë në Ministrinë e re për Enegjetikë, Xehtari dhe Lëndë Minerale.
Ekonomia do të dorëzojë kompetencat për turizmin që do të jenë pjesë e Ministrisë së riorganizuar për Kulturë dhe Turizëm.
Më shumë kompetenca ekonomike do të ketë Ministria e Jashtme që bëhet Ministria për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme.
Ministria për Punë dhe Politikë Sociale transformohet në Ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj.
Ingerencat e Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, do t`i marrin dy ministritë e reja – Ministria për Transformim Digjitak dhe Ministria për Administratë.
Ministria e deritashme për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, bëhet Ministria për Marrëdhënie midis Bashkësive.
Do të ketë edhe Ministri të re për Sport. Me këtë shfuqizohet Agjencia për Rini dhe Sport kurse ingerencat e saj kalojnë në Ministrinë e re dhe Ministrinë e riorganizuar për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj.
Një riorganizim i këtillë, mes tjerash, do të rezultojë edhe me transferimin e të punësuarve.
Transferimi I tyre duhet të ndodh në afat prej 5 muajve nga hyrja në fuqi e ndryshimeve ligjore.
Ata hyjnë në fuqi në ditën e shpalljes në “Gazetën Zyrtare” kurse paraprakisht duhet të dekretohen edhe nga Presidentja Siljanovska.
Kështu duken Ministritë në Qeverinë e re të RMV-së;
1.Ministria e Mbrojtjes,
2.Ministria e Punëve të Brendshme,
3.Ministria e Drejtësisë,
4.Ministria për Marrëdhënie mes Bashkësive,
5.Ministria për Punë të Jashtme dhe tregti të jashtme,
3.Ministria për Çështje Evropiane,
7.Ministria e Financave,
8.Ministria e Ekonomisë dhe Punës,
9.Ministria e Energjetikës dhe Minierave,
10.Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave,
11.Ministria e Shëndetësisë,
12.Ministria e Arsimit dhe Shkencës,
13.Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, Demografi dhe Rini,
14.Ministria e Vetëqeverisjes Lokale,
15.Ministria e Kulturës dhe Turizmit,
16.Ministria për Transformim Digjital,
17.Ministria për Administratë Publike,
18.Ministria e Transportit,
19.Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Mjedisor dhe
20.Ministria e Sportit./tvklan.mk