Fansat janë të shqetësuar për këngëtarin Justin Bieber. Shkak për këtë janë bërë postimet e fundit të artistit në rrjetet sociale ku shihet i përlotur.
Krahas fotove, artisti ka ndarë edhe momente të tjera nga jeta e përditshme, por nuk ka vendosur asnjë mbishkrim në foto.
Menjëherë pasi ndau dy fotot e tij, fansat shprehën shqetësimin e tyre në komente.
Disa fansa aluduan për një ndarje me bashkëshorten e tij Hailey Biber, por kjo e fundit hoqi dyshimet duke lënë një koment tek postimi.
Se sa të lumtur janë Justin dhe Hailey kjo u duk gjatë pjesëmarrjes së tyre në festival dy javë më parë ku ndanë edhe një puthje pasionante.